Sinan Vllasaliu tregohet romantik në ditëlindjen e bashkëshortes

Sinan Vllasaliu tregohet romantik në ditëlindjen e bashkëshortes

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai është shumë pak i përfolur për jetën private, të cilën ka preferuar ta mbajë për vete dhe larg syrit të mediave.

Megjithatë, ai së fundmi ndau me fansat e tij në rrjetet sociale një fotografi me bashkëshorten, ku shfaqej mjaft i lumtur në krahët e saj.


Në mbishkrimin e fotografisë, Vllasaliu i bëri një dedikim të veçantë gruas së tij, e cila feston sot (e enjte) ditëlindjen.

“Kjo foto nuk është dje, po as nesër! Kjo është për tërë jetën zemër urime ditëlindja”, ka shkruar Sinani në Instagram.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet që këngëtari ka pranuar si urime për gruan e tij nga ndjekësit në hapësirën për komente.