Nicole befason në paraqitjen me bikini, derisa po shijon pushimet në Shën Luçia me të dashurin Thom Evans

Nicole befason në paraqitjen me bikini, derisa po shijon pushimet në Shën Luçia me të dashurin Thom Evans

Ajo ka qenë duke shijuar një pushim të mirë në Shën Luçia me të dashurin Thom Evans.

Dhe Nicole Scherzinger ka vënë në pah fizikun e saj atraktiv derisa pozoi gjatë perëndimit të diellit në ishujt Karaibe të hënën.

Këngëtarja e “Pussy Cat Dolls”, 42 vjeçare, u shfaq tërësisht natyrale para kamerës derisa shkëlqeu në pozën e tillë.

Ndërkohë zeshkania dukej e relakasuar në një pozë tjetër kur shfaqet e shtrirë duke shijuar pamjen magjepsëse.

Ylli i “X Factor” dhe partneri i saj, Thom 35 vjeçar, shijuan një pushim të mirë edhe në Portugali për të festuar ditëlindjen e 42-të të Nicole.

Çifti kanë mbajtur të azhurnuar fansat me postime e video të ndryshme nga përditshmëria e tyre, të cilët njëherësh janë komentuar mjaft shumë.

Sipas disa aludimeve, Scherzinger është duke provuar të ketë një fëmijë me ylli e rugby.

Këngëtarja u raportua se dëshiron të nis një jetë të re me Evans dhe të zhvendosen në Londër për të jetuar.

“Askush nuk do jetë i befasuar nëse këta do njoftojnë për fëmijën e tyre në të ardhmen”, ka thënë burimi.

“Thom aktualisht jeton me vëllanë e tij dhe çifti janë duke kërkuar për një apartment kur të përfundojë izolimi”, shton më tej ai.