Edhe familja e Dua Lipës zgjedhin Malin e Zi për pushime

Edhe familja e Dua Lipës zgjedhin Malin e Zi për pushime

Pandemia e coronavirusit ka ndikuar në shumë prej gjërave në jetë, por duket se jo për të gjithë.

Kjo pasi së fundmi pas prindërve të Rita Orës, pushimet në trojet shqiptare kanë filluar edhe prindërit e artistes Dua Lipa.

Ish-vokalisti Dukagjin Lipa tregon se ka nisur pushimet në Mal të Zi bashkë me gruan e tij, Anesën dhe dy fëmijët e tjerë, Rinën dhe Gjinin.

“Distancimi shoqëror nga një milje detare”, ka qenë përshkrimi që Dugi ia ka vënë një sërë imazhesh që ndau në Instagram të realizuara në Ulqin.

Në anën tjetër, nëna e tre fëmijëve (Anesa) hodhi po ashtu imazhe të shumta me familjen në Instagramin e saj nga Kotori.

“Të qenurit një turiste”, shtoi ajo krahas fotografive atraktive që morën pëlqime e komente të llojllojshme nga ndjekësit që numëron në këtë rrjet të popullarizuar.

Ajo po punon në projektin e saj të ri që do jetë bashkëpunim me yllin e muzikës pop, Madonna.