Lajme të reja nga Samsung Galaxy A5 (2018)

Samsung Galaxy A5 i vitit të ardhshëm është duke u testuar dhe ka filluar të shfaqet në shumë lista. Telefoni do të vijë me Exynos 7885, Bluetooth 5.0 dhe një ekran Infinity.


Informacioni më i fundit vjen nga testimet HTML5 të shfletuesit që zbulojnë rezolucionin e testuar. Është 412 x 816 pikselw ose 18.5: 9, e njëjtë me duo Galaxy S8 dhe Galaxy Note8.

Kalimi në ekranin Infinity do të thotë se Galaxy A do të anashkaloj butonin e shtëpisë dhe do të vendosë skanerin e gjurmëve të gishtërinjve në pjesën e pasme për të krijuar vend për ekranin aktual.

Samsung zakonisht lanson telefonat Galaxy A në muajt e parë të vitit të ri, kështu që ne duhet të presim Galaxy A5 të ri që nga janari 2018.