• E mërkurë / May-14 01:05
  • Kontakt

Capital T stërvitet me luftëtarin e UFC-së, Ilir Latifin

Capital T stërvitet me luftëtarin e UFC-së, Ilir Latifin

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka treguar gjithmonë se ka një miqësi shumë të mirë me luftëtarin e UFC-së, Ilir Latifi.

Dyshja e mbështesin gjithmonë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke uruar secili për sukseset e njëri-tjetrit në karrierat përkatëse.

Duket se afrimiteti mes tyre ka bërë që Kapo dhe Ilir edhe të ushtrojnë së bashku në palestër me njëri-tjetrin.

Ka qenë Capital T, ai i cili ka publikuar së fundmi në InstaStory një imazh të tij, ku shihet i djersitur në palestër, krahas sportistit shqiptar.

“Dy vëllezër në ushtrime”, ka shkruar reperi nga Prishtina në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Capital T përndryshe është në promovim e sipër të albumit të tij më të ri “Skulpturë”, i cili është pritur mirë nga fansat.