Aktorja e serialit “Glee”, Naya Rivera, ka vdekur si pasojë e mbytjes aksidentale. Kështu ka konfirmuar mjeku i qarkut Ventura.
Trupi i pajetë i 33-vjeçares u gjet të hënën në liqenin në afërsi të Los Angelesit, pesë ditë pas zhdukjes së saj, ndërkohë që ndodhej në pushim me djalin katërvjeçar.
Në raportin e Mjekut Ligjor thuhet se nuk ka të dhëna për abuzim me substanca dhe se droga apo alkooli nuk kanë pasur ndonjë rol në vdekjen e saj, si edhe nuk ka shenja të lëndimeve traumatike apo gjendjeve të tjera shëndetësore – transmeton The Week. Kështu, shkaku i vdekjes është mbytja në ujë, ndërsa mënyra e vdekjes është cilësuar aksidentale.
Djali i aktores i ka thënë policisë se atë ditë kishin shkuar për të notuar, ndërsa jo nuk ishte kthyer më.
Në publikimin e fundit në rrjetet sociale, Naya e kishte postuar pikërisht një fotografi me djalin e saj, Josey Hollis, me të cilin jetonte në dy vitet e fundit që nga ndarja nga babai i tij, Ryan Dorsey.