Katy Perry rrëfen për problemet me shëndetin mendor, pas ndarjes me Orlando Bloon në vitin 2017

Katy Perry rrëfen për problemet me shëndetin mendor, pas ndarjes me Orlando Bloon në vitin 2017

Këngëtarja amrikane, Katy Perry, duket se ka pësuar probleme nga lidhjet e dashurisë në jetën e saj sentimentale.

Një gjë e tillë po konsiderohet pasi ajo kishte menduar të vetëvritej, pasi u nda nga Orlando Bloom në vitin 2017, shkruan Daily Mail.

35-vjeçarja e cila është në pritje të fëmijës së parë me po të njëjtin person, ka treguar se si e përjetoi ndarjen e parë nga ai.

“Unë kisha dhënë shumë nga vetja ime, dhe kjo më lëndoi në masë të madhe. U ndava nga i dashuri, që tani është babai i fëmijës tim”

“Un pretendoja të fluturoja me projektin e radhës. Por ajo ndarje nuk më bëri të ndihem aq lartë, kështu që u rrëzova”, u shpreh ajo.

Më tutje ajo kishte shpjeguar se si mirësia e jetës e kishin shpëtuar, pasi kishte kaluar një fazë të gjatë e mërzitur nga ajo që i kishte ndodhur.

Ditët e sotme ajo i vlerëson si më të mirat në jetën e saj, ndërsa i krahason me ditët kur kishte pasur probleme me shëndetin mendor.

Ndërkaq, Katy dhe Orlando fillet e dashurisë i kishin filluar në vitin 2016, pasi u takuan në ‘Golden Globe Awards’.