Kim Kardashian mahnit me dukjen e saj e veshur në lëkurë, ndan imazhe provokuese në rrjetet sociale

Kim Kardashian mahnit me dukjen e saj e veshur në lëkurë, ndan imazhe provokuese në rrjetet sociale

Kim Kardashian është mjaft unike kur është fjala për stilin e saj.

Por të hënën, ylli televiziv ka bërë një nga zgjedhjet më të guximshme teksa u shfaq në Instagram me një palë pantallona të lëkurës.

Në një sërë imazhesh që ka publikuar, 39-vjeçarja ka vënë në fokus kthesat e bujshme trupore në veshjen atraktive.

Dukjen e saj të mahnitshme e ka kompletuar me një stil flokësh të veçantë, ku në pjesën e përparme la dy fije floku për të vënë më në fokus fytyrën e saj.

Drejtoresha e Përgjithshme e ‘KKW Beauty’ tërhoqi vëmendje të madhe në sytë e saj me grimin profesional që ia theksoi më shumë bukurinë.

Në fotografitë që janë parë nga 176 milionë ndjekësit e saj, Kardashian pozoi në shtëpinë e saj superluksoze e cila u komentua në masë të madhe gjatë kësaj periudhe pandemie.