Katy Perry shfaqet me barkun e rrumbullakosur disa javë para lindjes

Katy Perry shfaqet me barkun e rrumbullakosur disa javë para lindjes

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, është duke mahnitur me pamjen teksa është në javët e fundit para lindjes të fëmijës së parë.

35-vjeçarja është në pritje të ëmbël së bashku me të fejuarin e saj Orlando Bloom, shkruan Mirror.

Katy është njëra nga artistet, e cila mori pjesë në një koncert virtual përmes platformës YouTube, që ishte organizuar për të festuar diplomimin e studentëve në vitin 2020.

Pandemia coronavirus ka bërë që shumica e kolegjeve të mos festojnë diplomimin e tyre, kështu që Katy iu bashkëngjit Lady Gagas dhe Barack Obamas në shpërndarjen e mesazheve frymëzuese.

Ajo performoi këngën e saj të fundit “Daisy”, por ishte paraqitja fizike ajo  që fansat komentuan në rrjete sociale.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Katy shkroi: “Shpresoj që në mesin e këtyre gjërave që janë duke ndodhur, ndajeni një moment dhe festoni diplomimin”.