Kylie Jenner nuk është miliardere, gënjeu për shifrat e ndërmarrjeve

Kylie Jenner nuk është miliardere, gënjeu për shifrat e ndërmarrjeve...

“Forbes” pretendon se Kylie ka gënjyer për shifrat e ndërmarrjeve dhe deklaratat e falsifikuara të taksave për të arritur këtë status.

Kylie Jenner është goditur nga pretendime të jashtëzakonshme se ajo nuk është miliardere, shkruan DailyMail.

“Forbes” ka akuzuar familjen për krijimin e një webi të gënjeshtrave dhe thotë se Kylie, 22 vjeçe, ka fryrë përmasat e biznesit dhe suksesit të saj.

“Forbes” e akuzon atë për ‘gënjeshtër për shifrat e ndërmarrjes dhe falsifikim të deklaratave tatimore’ për të arritur statusin e miliarderes.

Këto pretendime shokuese vijnë një vit e një muaj pasi vetë Forbes e vendosi Kylien në ballinë dhe e listuan atë si miliarderen më të re të bërë vetë për dy vjet me radhë.

Kylie shiti 51 përqind të Kylie Cosmetics gjigantit të bukurisë Coty në një marrëveshje me vlerë 1.2 miliard dollarë në janar.

Tani, “Forbes” mendon që Kylie edhe pse fitoi rreth 340 milionë dollarë pas taksës nga shitja, nuk është miliardere.

“Forbes” pretendon se regjistrimet e lëshuara nga tregtia publike Coty gjatë gjashtë muajve të fundit zbulojnë se biznesi i Kylie është dukshëm më i vogël nga sa njerëzit kanë besuar.

Të ardhurat për periudhë 12 mujore para marrëveshjes janë 177 milionë dollarë sipas prezantimit të Coty, shumë më e ulët se vlerat e publikuara atë kohë.

Coty tha se shitjet ishin rreth 40 për qind nga 2018, do të thotë biznesi në atë kohë gjeneroi vetëm 125 milionë dollarë, askund afër shifrës 260 milionësh që Jenner e kishte dërguar tek Forbes.

Linja e lëkurës e Kyliet që filloi vitin e kaluar grumbulloi 100 milionë dollarë në gjysmë muajin e parë, thuhej në përgjigjen e Kylie.

Por, shifrat e vërteta të fitimeve ishin 25 milionë dollarë nga shitjet.

Nëse Kylie Cosmetics bëri 125 milionë dollarë shitje në vitin 2018, si mund të kishte bërë 307 milionë dollarë në vitin 2016 si deklarata e paraqitur e tyre e taksave apo 330 milionë dollarë më 2017?

Forbes pretendon se llogaritjet e tyre të reja e vendosin pasurinë personale të Kylie në pak më pak se 900 milionë dollarë.

Jenner, e cila është më e reja dhe më e pasura e të gjithë familjes Kardashian-Jenner, filloi me linjën e make up-it më 2015 duke shitur 29 dollarë një kompletë me buzëkuq.

Në prill, “Forbes” e vuri kunatin e Kylie, Kanye West në kopertinën e botimit, duke vlerësuar se ai ka pasuri 1.26 miliardë dollarë.