Morena Taraku reagon për afro-amerikanin që mbeti i vrarë nga polici: Ky virus i racizmit është që 400 vjet dhe ende s’ka vaksinë

Morena Taraku reagon për afro-amerikanin që mbeti i vrarë nga polici: Ky virus i racizmit është që 400 vjet dhe ende s’ka vaksinë

Tashmë e gjithë bota janë solidarizuar me rastin e paprecedentë, atë të afro-amerikanit George Floyd i cili ka ndërruar jetë për shkak të dhunës policore.

Rasti është identifikuar si racizëm dhe shkelje e të drejtave të njeriut, gjë për të cilën ka filluar edhe një fushatë e madhe me reagime në rrjetet sociale.

Nga kjo ngjarje duket të ketë ngelur e prekur edhe bukuroshja Morena Taraku, e cila përmes rrjeteve sociale ka treguar revoltën e saj me këtë rast të ndjeshëm.

Fillimisht ajo publikoi një fotografi ku shiheshin duart e shumë njerëzve me ngjyra të ndryshme, të cilat kishin secila prej tyre të shkruar fjalën “Vlej”.


Më pas, ajo ka rishpërndarë një imazh të animuar të afro-amerikanit tashmë të ndjerë i cili u bë viktimë e dhunës racore, në mbishkrimin e së cilës shkruheshin fjalët e fundit që ai tha para se të vdiste.

“Të lutem, nuk mund të marr frymë. Stomaku im po dhemb. Qafa ime po dhemb. Çdo gjë po më dhemb. Ata do të më vrasin”, janë fjalët e George Floyd të thëna në minutat e fundit të jetës së tij.

Modelja Taraku më pas përmes një shkrimi personal të publikuar në InstaStory, e ka cilësuar racizmin si një “virus” shekullor për të cilin nuk ka shërim, duke tërhequr kështu një paralele me virusin më aktual në botë, COVID-19.

Morena përndryshe ka qëndruar e izoluar prej muajsh në shtëpinë e saj luksoze, në Stamboll të Turqisë.