Melinda: Faleminderit që po më bleni mos-pëlqime në YouTube

Melinda: Faleminderit që po më bleni mos-pëlqime në YouTube

Rep-artistja shqiptare, Melinda Ademi, së fundmi ka publikuar një “freestyle” të ri, që është pritur mirë nga fansat e saj. Ndërkohë “24 Bars” titullohet kënga e saj më e fundit, që sipas reperes ka qenë vetëm një nxehje para këngës së re. Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ndau një mesazh duke falënderuar me ironi ata që po blejnë “mos-pëlqime” në emër të saj në kanalin YouTube..

“Faleminderit që po merreni kaq shumë më mua, e që po shpenzoni para për të blerë ‘dislike’ (mos-pëlqime) në YouTube. E di që po frikësoheni nga unë, po nuk keni faj, edhe unë do isha frikësuar. Por, unë nuk do të ndalem kurrë, jam krenare me suksesin tim, dhe me fansat e mi, e ju urryesit gjithmonë do të frikësoheni nga unë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Kënga “24 Bars” deri më tani ka arritur mbi një milion klikime në YouTube, ndërsa ka mbi dy mijë mos-pëlqime.