Zyrtari i lartë i VV’së e akuzon Adriatik Kelmendin për lidhje me PAN’in

Zyrtari i lartë i VV’së e akuzon Adriatik Kelmendin për lidhje me PAN’in

Zyrtari i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, ka lëshuar akuza në drejtim të udhëheqësit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendin, të cilin e ka lidh më PDK’në, AAK’në e NISMA’n.

Rrustemi ka shkruar se Kelmendi po synon t’i lëkundë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të shkojnë kah pozicioni i Thaçit.

“Adriatik Kelmendi paska deklaruar mbrëmë që gjendja në Gjykatën Kushtetuese është 7 me 2 në favor të Thaçit. E qartë, ai synon që gjyqtarët që po lëkunden t’i shpiejë kah pozicioni i Thaçit. Adriatiku nuk është det me ujë të freskët por turbullirë me ujë të PAN-it. Prandaj iku nga KTV për të zëvendësuar në klan Batanin”, ka shkruar Rrustemi, në një reagim në FB.

Ndërkohë, sot, dy deputetë të VV’së lëshuan akuza në drejtim të Kohës Ditore se kjo gazetë po raporton sipas dëshirës së Kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Ndaj kësaj akuzë ka pasur reagime nga anëtarë të shoqërisë civile e gazetarë por ka heshtur Grupi Koha.

“Qenkan qu deputetët e VV me sulmu Kohën Ditore nën logjiken “kur s’të pëlqen lajmi, sulmoje lajmëtarin”. Kur i mer rreth 2.000 euro pagë mujore edhe kur Kuvendi nuk e mbanë asnjë takim e nuk aprovon asnjë ligj, atëherë atë energji e orienton me sulmu median profesionale”, ka shkruar Agron Demi.

Këto reagime erdhen Liburn Aliu dhe Fitore Pacolli, deputetë të VV’së, akuzuan Kohën Ditore se po raporton ashtu siç po i konvenon Kadri Veselit.

Liburn Aliu, deputet i VV’së, ka shkruar një reagim në formë akuze se “Koha Ditore” po shkruan dhe po ‘hulumton’ çështjen e Dekretit të Presidentit në formën që i përshtatet Shefit të PDK’së, Kadri Veseli.

“Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë”, ka shkruar Aliu, në një reagim.