Kandidati i PVD-së për kryetar komune i drejtohet qytetarëve: Koha për Bujanocin 2020-2024

KOHA PËR BUJANOCIN 2020-2024

Të dashur qytetarë të Komunës së Bujanocit

Sot gjendemi para një sfide të jashtëzakonshme zgjedhore. Jo për nga karakteri i zgjedhjeve, por nga rrethanat në të cilat po zhvillohen këto zgjedhje.
Në një luftë me armikun e padukshëm, përkatësisht të kufizuar me masat e parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektive COVID-19 që shkaktoi pandeminë globale na u pamundësua takimi çdo njërin nga Ju për të bashkëbiseduar për të ardhmen e komunës tonë.
“Bujanoci 2020-2024” është ideja për të cilën do të duhej të merrnim përshtypjet dhe pritjet e gjithsecilit prej jush.

Megjithatë, dua që përmes këtij shkrimi edhe të shpjegoj disa nga projektet konkrete të fushatës së Partisë për veprim Demokratik që garon me numër 6 dhe mua si bartës i kësaj liste sikurse edhe i nominuar i PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit.
Si bartës i kësaj ideje, ka për krahë mbështetjen e njerëzve më të përgatitur profesionalisht, me një energji dhe vullnet të madh e të pathyeshëm, jo vetëm për të transformuar e menaxhuar komunën tonë, por edhe për të ndërtuar e zhvilluar atë konform trendeve më bashkëkohore me vizion e projektim të qartë.

Programi 2020-2024 i Partisë për Veprim Demokratik është program i secilit për secilin. Është politikë e jetës dhe e njerëzve, në një periudhë kur njerëzit kanë humbur besimin e së mundshmes, e kur jeta rëndom shfaqet e zhveshur nga vlerat njerëzore.

Ky program është platformë e përbashkët për përkujdesjen, mbështetjen, ngritjen, edukimin dhe zhvillimin e përparimin e gjithmbarshëm mes nesh e midis nesh. Bëhet udhërrëfyesi moral dhe politik, për ta zhvilluar komunën në përshtatje me ambicien legjitime të shqiptarëve, për t’i dhënë asaj shtysën e madhe që i duhet në krijimin e një shoqërie përparimtare.

Thënë më saktë, mbi 86 milion dinarë në këtë mandat që përfundon, janë ndarë për subvencionet e Bujqësisë krahasuar me 24 milionët e mandatit të kaluar. Synimi ynë është që në mandatin e pas 21 qershorit, kemi projektuar dyfishimin e ndarjes së mjeteve për bujqësi, pra mbi 150 milion.

Miliona e miliona dinarë, në këtë mandat që po përfundon, kemi ndarë për subvencionet e bizneseve të vogla dhe të mesme krahasuar me një milion të mandatit të kaluar.
Miliona e miliona dinarë, në këtë mandat që përfundon, janë ndarë për subvencionet e aftësimit profesional të të rinjve. Në mandatin e pas 21 qershorit kemi projektuar dyfishimin e ndarjes së mjeteve për aftësim profesional të të rinjve tanë vetëm e vetëm për ti ofruar mundësi atzre të qëndrojnë në vendlindje.

Për cdo vit të mandatit të kaluar kemi asfaltuar dhe rregulluar infrastrukturën nëpër secilin fshat të komunës tonë. Synimi ynë në mandatin tjetër është të vazhdojme me përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës nëpër fshatrat e Komunës së Bujanocit, për t’i shndërruar ato në vednbanime të dashura për të jetuar.

Afër 350 mij euro investime nga Kosova e Shqipëria krahasuar me zero investime në mandatin e kaluar. Në mandatin që po vjen, me punën e mirë dhe angazhimin e të gjitha potencialeve do të dyfishojmë këto investime, duke pritur angazhim më të madh të dy shteteve tona për Luginën e Preshevës, si rezultat i procesve që gjendet rajoni.
Ne jemi në një garë në të cilën oponentët politik, të nxituar nga ambicia për pushtet mund të paraqesin opsionet e tyre “si më të mira”. Por, nuk duhet harruar faktin se gjithë ata, deri më tash, kanë qenë paraprakisht në drejtimin e komunës tonë dhe rezultatet e sundimit të tyre janë të pakrahasueshme me qeversijen që u kemi ofruar ne. Qeverisje për qytetarin, qeverisje e përgjegjshme, qeverisje në të cilën hakmarrja ndaj kundërshtarit, bile edhe si fjalë, ka qenë e harruar.

Praktika ka treguar se bashkëqeverisjet me shumë partnerë, shumëherë sjellin edhe ngecje në realizimin e ideve të programit të premtuar zgjedhor. Partnerët, shpeshherë nuk kanë elanin, përgatitjet, kuadrin, përgjegjësitë dhe ambicijet e duhura që të mund të ju përcjellin në realizimin e detyrave që keni marrë përsipër.

Kësaj radhe kërkojmë mbështetjen Tuaj të plotë që të na jepni të gjitha përgjegjësit, ama bash të gjitha, për qeverisjen me komunën e Bujanocit. Tek atëherë mund të shihni potencialet e tona të vërteta.

Andaj, pë rta realizuar këtë ftoj gjithsecilin prej jush për mbështetje, të gjithë ju nëpër shkolla, zanate, organizata e organizma të ndryshme, studime, bujq e biznismenë, të rinjtë e të moshuar, i madh e i vogël, burra e gra që bashkërisht të gjithë të mishërojmë shpresën për të ardhmen e së nesërmes më të mirë dhe prosperuese.

Sot është koha për të ndërtuar e zhvilluar komunën tonë në përputhje me potencialet që kemi.

Është koha për Bujanocin e Ri.

Të tjerët le të jenë vetëm për pjesëmarrje në garë