Gjira: Bashkëshorti nuk ma ka ndaluar të merrem me muzikë, është një keqinterpretim i bërë nga mediat

Gjira: Bashkëshorti nuk ma ka ndaluar të merrem me muzikë, është një keqinterpretim i bërë nga mediat

Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, dikur ishte pjesë aktive e tregut muzikor shqiptar.

Por befas ajo u tërgoq nga skena pesë vite më parë dhe që prej atëherë nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor më.

Përgjatë këtyre viteve ka pasur zhvillime në jetën e reperes shqiptare, kjo pasi ajo është martuar dhe është bërë nënë për herë të parë.

Në një intervistë të rrallë të dhënë së fundmi për emisionin “Ftesë në pesë”, Gjira ka treguar se si është keqkuptuar arsyeja e largimit të saj nga muzika.

Ajo thotë se mediat por edhe njerëzit në përgjithësi kanë krijuar përshtypjen e gabuar sikurse bashkëshorti i saj, ka qenë ai që e ka ndaluar të merret me muzikë.

“Arsyeja pse jam shkëputur ka qenë komplet tjetër arsye, sepse nuk e kam partnerin tip xheloz që ma ka ndalu apo diçka, kjo është totalisht diçka shpesh e keqinterpretuar nga mediat dhe më vjen keq që ka dhënë atë përshtypje. Ai madje ka një profesion që unë si femër duhet të jem pak xheloze, pasi është futbollist – por që nuk e kam atë xhelozi sepse jemi të dy shumë liberalë”, ka thënë rep-artistja përgjatë emisionit, referuar bashkëshortit të saj.

Gjira dhe bashkëshorti i saj përndryshe jetojnë prej vitesh në Duseldorf të Gjermanisë dhe kanë së bashku një djalë të quajtur Maël.