Limaj kujton masakrën e Dubravës: Është koha e fundit që institucionet të reagojnë dhe kriminelët të dënohen

Limaj kujton masakrën e Dubravës: Është koha e fundit që institucionet të reagojnë dhe kriminelët të dënohen

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës së Dubravës.

Limaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se para 21 viteve në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Ai ka thënë se është koha e fundit që institucionet e drejtësisë të reagojnë dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 21 vite kur ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.

Para 21 viteve në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre ishte edhe vëllai im, Demiri, miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi, Ekrem Kastrati, Ali Xhyliqi, si dhe shumë idealistë e atdhetarë të shquar të çështjes kombëtare.

Pavarësisht se kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, për këtë krim askush nuk është dënuar.

Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar.