• E mërkurë / Jul-02 02:30
  • Kontakt

Komuna e Preshevës shtyen për të tretën herë afatin për paraqitjen e ofertave në TENDERIN e Trotuarit në vlerë 120 milion dinarë (mbi 1 milion euro)

Komuna e Preshevës shtyen për të tretën herë afatin për paraqitjen e ofertave në TENDERIN e Trotuarit në vlerë 120 milion dinarë (mbi 1 milion euro)

Është hera e tretë që Komuna e Preshevës shtyen afatin për paraqitjen e ofertave në TENDERIN e Trotuarit në vlerë 120 milion dinarë apo 1 milion e 20 mijë euro, shkruan nënkryetari i PDSH-së z.Ilir Sadiru.

Afati i parë për aplikim ka qenë i planifikuar për datë 07 maj 2020, i cili është shtyrë për datë 22 maj 2020, për tu vazhduar së fundi afati për datë 29 maj 2020.

Për projektin në fjalë, Komuna e Preshevës nuk ka të siguruar projekt dokumentacion e plotë e as pëlqimet e nevojshme në mënyrë që të ketë lejen e ndërtimit.

E tëra kjo po bëhet në kuadër të TENDEROMANISË së shfrenuar të këtij pushteti të çorientuar.