Vanessa Bryant surprizohet nga vajzat në ditëlindjen e saj të 38-të

Vanessa Bryant surprizohet nga vajzat në ditëlindjen e saj të 38-të

Kanë kaluar tre muaj që kur ajo humbi bashkëshortin e saj, Kobe Bryant dhe vajzën Gianna, në një përplasje me helikopter.

Por, vajzat e Vanessas, Natalia, Bianka dhe Capri u siguruan që ditëlindja e saj e 38-të të mos kalonte pa asnjë surprizë, pasi treshja u bënë së bashku dhe e befasuan atë me një sërë lulesh.

Ajo ndau pamjen elegante dhe përqafoi vajzat e saj të dashura në një foto që postoi të martën në Instagram.

“Faleminderit vajzave të mia për porositjen e këtyre luleve”, ka shkruar ajo, duke shtuar një ‘emoji’ të tortës për ditëlindje.

Në imazh, një Vanessa e buzëqeshur përqafoi tre vajzat e saj, ndonëse në sfond shfaqen lulet e dhuruara nga të bijat.

Vajza e saj më e madhe, 17-vjeçarja Natalia, u përkujdes për të gjitha dhe tërhoqi vëmendje të madhe me trikon e bardhë e me një palë xhinse blu.

Ndërkohë, Bianka, tre vjeç, dukej e lezetshme me një fustan të bardhë të mbuluar me lule, dhe Vanessa mbante në krah më të voglën, Capri 10 muajshe, e cila kishte të veshur një fustan rozë që vajza e saj Gianna, e kishte veshur si bebe.


Vanessa po vazhdon ta përkujtojë bashkëshortin Kobe dhe vajzën Gianna shumë shpesh përmes rrjeteve sociale, duke qenë se e ka të pamundur të jetojë pa ta.

Legjenda e NBA dhe vajza e saj, Gigi ndërruan jetë në janar të këtij viti së bashku me shtatë persona të tjerë në një përplasje me helikopter në Kaliforni.