Almeda Abazi me urim të veçantë në njëvjetorin e lindjes së djalit

Almeda Abazi me urim të veçantë në njëvjetorin e lindjes së djalit

Sot (e martë) është një ditë mjaft e rëndësishme për aktoren, prezantuesen dhe këngëtaren shqiptare, Almeda Abazin.

Kjo nga ajo sot një vit mori epitetin më të bukur – atë të nënës pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin që e pagëzoi me emrin Efehan.

Dhe sot një urim i veçantë nuk ka munguar nga e ëma e tij, e cila është mëse e bekuar me familjen e saj.

Ajo ka zgjedhur një fotografi të saj dhe të Efehan kur ishte një muaj, për t’ia uruar ditëlindjen e parë.


“Një muaj në këtë fotografi dhe një vit tani, sa shpejt po ecën koha. Zemra ime ka mbushur një vjet sot. Efehan, 05.05.2019. Më lë të të dua më shumë përpara se të rritesh”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Almeda përndryshe tash e disa vite është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ndan djalin tashmë njëvjeçar.

Çifti vazhdojnë të jenë në fokus të faqeve rozë për harmoninë dhe jetën e lumtur që kanë si familje.