• E mërkurë / May-01 23:57
  • Kontakt

Anëtari i “The Stranglers”, Dave Greenfield vdes në moshën 71-vjeçare pasi rezultoi pozitiv me coronavirus

Anëtari i “The Stranglers”, Dave Greenfield vdes në moshën 71-vjeçare pasi rezultoi pozitiv me coronavirus

Dave Greenfield, anëtari i grupit “The Stranglers” ka vdekur në moshën 71-vjeçare pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Greenfield, me origjinë nga Brighton, vdiq më 3 maj, pasi kontraktoi virusin pas një qëndrimi të gjatë në spital për probleme të zemrës.

Dave ishte i njohur për tingullin e tij të veçantë dhe si lojtari ikonik i tastierës për grupin “The Stranglers”, duke eksperimentuar me instrumente të ndryshme.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur bendi i tij në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

“Ne jemi të pikëlluar të ju njoftojmë për vdekjen e legjendës Dave Greenfield në mbrëmjen e 3 majit 2020”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Pas një qëndrimi në spital për problemet e zemrës, Dave testoi pozitiv për virusin Covid-19 të dielën e kaluar, por ai fatkeqësisht humbi betejën e tij mbrëmë”, vazhdon më tej.

Sipas deklaratës, Greenfield u bashkua me bandën në 1975 dhe ka ruajtur “magjistarin e tastierës” të tij gjatë gjithë karrierës së tij 45-vjeçare, e cila përfshin hitet e Stranglers si “Golden Brown” dhe “Always the Sun”.

Greenfield po ashtu ka lënë pas vetes edhe bashkëshorten e tij, Pam.