Buraku dhe Grupi Fama publikojnë këngën e re “Ajo m’lujti”

Buraku dhe Grupi Fama publikojnë këngën e re “Ajo m’lujti”

Buraku dhe Grupi Fama kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“Ajo m’lujti” titullohet kënga e tyre e re, e cila është një baladë me tematikë dashurinë.

Muzika është punuar nga Bini Diez, gjersa për tekstin është kujdesur Ghulo.


Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë temës që trajton kënga.


Përkundër pandemisë, Braku dhe Fama duket se po e gjejnë vullnetin që në këtë kohë të vështirë të punojnë për këngë të reja.

Ndërkohë, aktivitetet muzikore të tyre ashtu si të çdo artisti tjetër, për momentin janë të pezulluara.