• E mërkurë / Jun-03 15:29
  • Kontakt

Demi Lovato flet hapur për problemet pas serialit “Sonny with a Chance”: Kam qenë disa herë në rehabilitim

Demi Lovato flet hapur për problemet pas serialit “Sonny with a Chance”: Kam qenë disa herë në rehabilitim

Demi Lovato ka rikujtuar rolin e saj në serialin “Sonny with a Chance”.

Artistja amerikane ka folur hapur për rehabilitimin dhe çrregullimin në të ngrënë gjersa bisedonte me anëtarët e kastit si Tiffany Thornton, Allisyn Ashley Arm, Doug Brochu dhe Sterling Knight nga shfaqja Disney.

Kur u pyetën se çfarë ka bërë secili pas përfundimit të shfaqjes në 2011, Lovato u përgjigj: “Unë shkova në rehabilitim. Disa herë”.

Ajo vazhdoi të ndante më shumë informacione rreth shërimit, pasi hyri në rehabilitim kur ishte vetëm 19-vjeçe.

“Kur ika për herë të parë për trajtim, mbaj mend që ishe frymëzimi im më i madh”, i tha ajo Thornton. “Ju ia dolët me të gjitha presionet e të qenurit një grua në TV. Unë mendoja:” Do doja shumë të isha si ajo”.

“Po, unë ndoshta kam qenë më e lumtur në kokën time me çfarëdo që dukesha në atë kohë, por tani jam shumë më e lumtur me mentalitetin që keni”, ka thënë ajo.

“Unë shoh prapa dhe them: Është turp që harxhonim çdo energji duke menduar për atë që vishnim në shfaqje. Shkova tek Will dhe Grace këtë herë dhe harxhova vetëm 10 minuta në dhomën e veshjes”.

“Më parë e bëja për më shumë se një orë. Por tani them: Nuk ka rëndësi. Ajo që vesh unë nuk ka rëndësi për njerëzit”, vazhdon mes tjerash Lovato.

Për çrregullimin në të ngrënë, Demi tregoi edhe në një nga shfaqjet e Ellen Degeneres.