Këngëtari i nominuar për “Grammy”, Troy Sneed vdes nga coronavirusi

Këngëtari i nominuar për “Grammy”, Troy Sneed vdes nga coronavirusi

Këngëtari i ungjillit i cili ka qenë i nominuar për Çmimet ‘Grammy’, Troy Sneed ka vdekur nga komplikimet me coronavirusin në moshën 52 vjeçare.

Publicisti i Sneed, Bill Carpenter tha se këngëtari vdiq të hënën herët në një spital në Jacksonville të Floridas, shkruan DailyMail.

Sneed fitoi një nominim në ‘Grammy Awards’ për punën e tij në albumin “Youth For Christ” në vitin 1999.

Sneed udhëtoi nëpër Shtetet e Bashkuara herët në karrierën e tij për të kënduar ungjillin me Georgia Mass Choir (Korin Masiv të Georgisë). Ai kompozoi në albumet e tyre dhe u shfaq me korin në filmin e vitit, 1996 “The Preacher’s Wife”, duke interpretuar krahas Whitney Houston dhe Denzel Washington.

Sneed ndihmoi në formimin e Youth For Christ (Rinisë Për Krishtin), e cila përbëhej nga anëtarë midis moshës 12 dhe 18 vjeç nga Kori Masiv i Gjeorgjisë. Ai shërbeu si një prodhues muzikor në këngën e famshme “The Struggle Ended” të Youth For Christ, që u ngjit në vendin e parë në listën e këngëve më të mira ungjillore, në Billboard në vitin 2006.

Si një artist solo, Sneed lëshoi publikoi albume dhe pati disa këngë hit brenda zhanrit të ungjillit përfshirë “Work It Out” dhe “My Heart Says Yes”, të cilat arritën kulmin e suksesit duke u renditur në vendin e dytë në listën e këngëve më të mira ungjillore të Billboard.

Ai është i njohur edhe për harmonizimin e këngës së famshme “Hallelujah”.