Interi në bisedime me Aubameyangun

Interi në bisedime me Aubameyangun

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është i etur për një rikthim në Milano, por kësaj radhe te rivalët e Interit.

Aubameyang na të kaluarën ka qenë një lojtar i Rossonerëve, por pa arritur të ketë ndikim dhe u largua drejt Ligue 1 te St-Etienne.

Sipas mediumit francez Le 10 Sport, rivalët e Milanit, Interi  po bën një veprim për kapitenin e Topcinjve, i cili është i prirur të kthehet në qytetin e modës.

Pengesa është kërkesa për pagë të madhe nga Aubameyang, megjithëse ekziston një besim nga të dy palët se do të gjendet një kompromis.

Drejtues i marrëveshjes është trajneri i Interit, Antonio Conte , i cili ka qenë prej kohësh tifoz i reprezentuesit të Gabonit.

Sulmuesi mbetet pa kontratë në vitin 2021 dhe ka refuzuar të marrë në konsideratë bisedimet për kontratë të re nga Arsenali, kështu që klubi londinez është i detyruar të dëgjojë ofertat për kapitenin e tyre.