Ky është afati i aplikimit që ti merrni 100 euro nga shteti, aplikimi do të bëhet online

Ky është afati i aplikimit që ti merrni 100 euro nga shteti, aplikimi do të bëhet online

Ministri Sinisa Mali gjatë konferencës shpjegoi se si do të funksionojë aplikimi për ndihmën prej 100 euro nga shteti i serbisë.

“Aplikimi do të fillojë nga 15 maji dhe do të zgjasë deri me 5 qershor, qytetarët më të vjeter dhe ata që marrin ndihme sociale do te marrin ndihmën prej 100 eurove automatikisht. Pagesa fillon me 15 maj” tha Sinisa Mali.

Paraqitja do te jetë online përmes internetit ose përmes thirrjes telefonike, duke lënë emrin, mbiemrin, jmbg, numrin e leternjoftimit dhe llogarinë e bankës në të cilen do ti pranoni parat, njoftoi Sinisha Mali.

Ai shtoi se njerëzit nuk do te pergjigjen ne linjen telefonike por sistemi do te memorizoi automatikisht gjithçka dhe do te ketë dy opsione, opsioni 2 nese doni te bisedoni me operatorin dhe opsioni 3 nese keni ndonjë ankese.

Parat do ti dorëzohen të gjithë qytetarëve që duan ndihmë nga shteti deri 15 ose 20 qershor.