• E mërkurë / Jun-03 13:56
  • Kontakt

Haxhiu: Iniciuam procedurë disiplinore ndaj drejtorit të përgjithshëm të AAPSK

Haxhiu: Iniciuam procedurë disiplinore ndaj drejtorit të përgjithshëm të AAPSK

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftiuar se sot e kanë iniciuar procedurën disiplinore ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo deklaroi se nesër do të dorëzojnë shkresën me të cilën do ta njoftojnë Sekretariatin Koordinues të Qeverisë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, lidhur me, siç ka thënë, shkeljet ligjore nga drejtori i përgjithshëm i AAPSK.

“Këtë procedurë e ndërmorëm për faktin se: Që nga përzgjedhja e tij e deri më sot, kemi identifikuar prova të pakontestueshme të cilat na bindin se inicimi i procedurës disiplinore për shkelje serioze, fillimisht do të rezultojë me sanksion disiplinor në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

“Nuk do tolerojmë asnjë shkelje përbrenda Ministrisë”.

“Siç e kemi thënë, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në secilin institucion tjetër do të instalohen parimet e ligjshmërisë, transparencës, përgjegjësisë, jodiskriminimit, efikasitetit e pavarësisë profesionale”, shkroi haxhiu.