Figurat publike marrin komente negative për reklamimin e bizneseve të tyre gjatë krizës globale

Figurat publike marrin komente negative për reklamimin e bizneseve të tyre gjatë krizës globale

Figura të famshme përfshirë Kim Kardhashin, Chloe Ferry dhe një numër yjesh të “Love Island” kanë përdorur krizën e COVID-19 për reklamimin e bizneseve të tyre. Përderisa virusi vdekjeprurës vazhdon të përfshijë globin, duket se bizneset e tyre vazhdojnë si në çdo ditë tjetër të zakonshme, shkruan Mirror. Chloe Ferry u komentua negativisht nga ndjekësit e saj këtë javë kur ajo postoi një mesazh duke u ofruar fansave mundësinë për të fituar një festë në Ibiza – edhe pse udhëtimi nëpër Evropë është kufizuar masivisht për shkak të Covid-19.

Në këmbim të hyrjes në konkurs, ajo  kërkonte nga fansat që të pëlqejnë postimin e saj dhe të ndiqnin një reklamues në Instagram. Një ndjekës i bezdisur thjesht shkroi: “Pse do të dëshironit të fluturonit tani?”.

Ylli i “Love Island”, Belle Hassan, gjithashtu është përplasur në postimet e saj në Instagram, pasi ajo u kishte ofruar ndjekësve të saj ushqime falas në këmbim të shpërndarjes së një reklame.


Një nga ndjekësit shkroi: “Më vjen keq, por më duhet të them se jam mërzitur me disa të famshëm, duke u përpjekur të shesim akoma dhe dhe mendojnë vetëm që të shesin”.

Kim Kardashian gjithashtu ka marrë komente negative një njoftim së fundmi ku kishte  njoftuar se do të dhuronte 20 përqind të fitimeve nga biznesi i saj ‘Skims’ për të ndihmuar luftën ndaj virusit vdekjeprurës.