Rita Ora tregon fizikun e saj mahnitës teksa mediton dhe bën joga

Rita Ora tregon fizikun e saj mahnitës teksa mediton dhe bën joga

Ajo pësoi një aksident të vogël dhe qesharak, duke përplasur kokën në tavan gjatë një një seance stërvitore të cilën po e transmetonte në lidhje direkte me fansat në Instagramin e saj. Dhe vetëm disa ditë më vonë Rita Ora dëshmoi se nuk do të lejonte që incidenti të ripërsëritej, pasi publikoi një tjetër video nga ushtrimet e saj të martën, shkruan DailyMail. Këngëtarja, 29 vjeçe, publikoi në InstaStory disa video mjaft atrative ku shihej duke bërë shtrirje të jogës, ndërsa meditonte në në qetësinë e muzikës së lehtë.

 Ajo shkroi në mbishkrimin e videos: “Një nga pjesët më të rëndësishme të ditës time. Meditimi pasi kam punuar punuar jashtë, jini të qetë ndjehni frymën tuaj”.

Krijuesi i hitit “How To Be Lonely” sugjeroi gjithashtu hapjen e një dritare për të ‘ndjerë ajrin e pastër’, ndërsa vazhdonte meditimin e saj.


Rita shfaqi fizikun e saj mahnitës veshur në tuta sportive, të aksesuar me zinxhirë ari.

Ajo përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të fundit, “How to be lonely”, që është pritur mirë nga fansat e saj.