Dua Lipa me performancë të mrekullueshme nga shtëpia, teksa interpreton “Don’t Start Now” për “The Late Late Show with James Corden”

Dua Lipa me performancë të mrekullueshme nga shtëpia, teksa interpreton “Don’t Start Now” për “The Late Late Show with James Corden”

James Cordon të hënën ka mbajtur emisionin e tij të parë virtualisht “The Late Late Show”, duke iu bashkuar ‘shfaqjeve të tjera gjatë izolimit’ pak më vonë sesa disa nga kolegët e tij, përfshirë Samantha Bee, Jimmy Kimmel, Jimmy Fallon, Stephen Colbert dhe Seth Meyers. E ftuara speciale në shfaqjen e parë të James ishte këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Në klipin e mësipërm nga versioni “Homefest” i Corden i shfaqjes së tij të natës në CBS, 24-vjeçarja bashkohet me James përmes një video-thirrje nga Londra, teksa më pas shoqërohet edhe nga disa bashkëpuntore, të cilat interpretojnë “Don’t Start Now”, këngën e popullarizuar nga albumi i ri i saj “Future Nostalgia”. Miqtë e Duas janë përkujdesur për gjithçka sa i përket anës vizuale, kurse artistja shqiptare është më shumë e fokusuar në tekst. Përkundër se kjo është një nga performancat e para të biondes në kushte të tilla, këngëtarja Lipa shfaqet e mrekullueshme. “Bendi im, vallëtarët dhe unë e realizuam performancën tonë të parë në “Late Late Show” nga shtëpitë tona. Ju dërgoj dashurinë dhe ju dëshiroj shëndet, nga shtëpia jonë, tek e juaja”, ka shkruar ajo në videon e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Dua ditë më parë solli albumin e saj të ri të titulluar “Future Nostalgia” apo “Nostalgjia e së ardhmes” që përmban gjithsej 11 këngë.

Albumi është tejet ritmik dhe pikërisht për situatën aktuale në të cilën gjendemi për shkak të pandemisë së COVID-19.