Presheva në vendin e 8-të me numrin e personave të vetë-izoluar në Serbi, kurse Bujanoci në vendin e 13-të

Me 1,114 njerëz në izolim, Bujanoci renditet i 13-ti në Serbi në këtë kategori, tregojnë rezultatet e covid19.

Në Rrethin e Pcinjës, ka më shumë njerëz të izoluar në Vranjë (1,121) dhe Preshevë (1.600), tregojnë të dhënat e 29 Marsit.

Këta janë persona që kanë pasur kontakte me të infektuarit e Covid19, ose janë kanë hyrë në Serbi pas datës 14 mars, izolimi i të cilëve është i obliguar në kushte shtëpiake, izolim i cili u zgjat nga 14 në 28 ditë.

Sipas këtyre të dhënave, Presheva është në vendin e tetë dhe Vranje është në vendin e dymbëdhjetë në Serbi, Surdulica është në vendin e 97-të me 109, dhe Vladicin Han është 98-ta me 104 vetë në izolim.

Në fund të listës së qyteteve dhe bashkive që janë përfshirë në këto statistika janë Bosilegradi me 64 të izoluar dhe Trgovište me 38.

Shumica e njerëzve në izolim janë në Beograd (14.748), pasuar nga Loznica (3.746), Novi Sad (3.680) dhe Nish (2.180).