“Lexoni në buzët e mia”, Rita Ora ka shkruar fjalën “e vetmuar” nën buzë që lidhet me këngën e saj të re por edhe karantinimin

“Lexoni në buzët e mia”, Rita Ora ka shkruar fjalën “e vetmuar” nën buzë që lidhet me këngën e saj të re por edhe karantinimin

Rita Ora ka zbuluar së fundmi përmes rrjeteve sociale, se në pjesën e brendshme të buzës së saj ka ngjyrosur fjalën “lonely (e vetmuar)” që i dedikohet këngës së saj më të re me titull “How to be lonely”. Këngëtarja 29-vjeçare ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram të enjten mbrëma një video të shkurtër, që paralajmëronte klipin e ri “How to be lonely” që publikohet sot (e premte), shkruan DailyMail. Dhe në raundin e saj të fundit të promovimit, ajo u shfaq e prirur për fansat e saj të shohin se si ajo kishte shkruar fjalën “lonely” përkohësisht në pjesën e brendshme të gojës së saj, ndërsa tërhiqte buzën e saj të poshtme për të treguar fjalën e shkruar.