Gjuriq, serbëve të veriut: Respektoni vendimin e qeverisë serbe, mjekë e infermierë do ja mësyjnë Kosovës

Gjuriq, serbëve të veriut: Respektoni vendimin e qeverisë serbe, mjekë e infermierë do ja mësyjnë Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 430 shtretër për klinikën në Mitrovicë, nëse përhapet koronavirusi.

Gjuriq tha për TV Prve, nësë ndodhë përhapja e virusi në veri shumë mjekë e infermierë do shkojnë në veri të Kosovës.

“Një total prej 1,677 shtretër janë siguruar në Qendrën e Studentëve”, tha Gjuriq, duke shtuar se ka një plan që të infektuarit me koronavirus të trajtohen si në spital në Graçanica dhe Pasiana.

Ai u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të respektojnë masat e marra nga qeveria serbe dhe të respektojnë shtetrrethimin, do të thotë ndalimin e lëvizjes pas orës 5 pasdite.

“Në bashkësitë shqiptare, njerëzit janë të angazhuar në politikë, përçarje partiake, fenomene epemerale. Kjo është arsyeja pse unë jam shumë i shqetësuar që komunitetet shqiptare mund të bëhen pikat e nxehta”, paralajmëroi Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Gjuriq këshilloi përfaqësuesit politikë serbë të mos ndërhyjnë në konfliktet shqiptare në Kosovë.

“Mendoj se është e rëndësishme që Lista Serbe të mos ndërhyjë në marrëdhëniet shqiptaro-shqiptare”, tha ai.

Sipas Gjuriq, qeveria serbe ka bërë përpjekje të mëdha për të siguruar furnizimin normal dhe funksionimin e institucioneve serbe në Kosovë me gjithë faktin se kufijtë janë mbyllur.