Fjolla Morina shokon fansat me deklaratën e fundit: Pse o Zot e more Lezën, e nuk e more Isën?

Fjolla Morina shokon fansat me deklaratën e fundit: Pse o Zot e more Lezën, e nuk e more Isën?

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, së fundmi ka bërë një sërë reagimesh në rrjetin social Instagram.

Në një prej deklaratave më shokuese, ajo i referohet vdekjes së ikonës së aktrimit, Leze Qenës, me një “zëvendësim” të një prej politikanëve tanë.

Bëhet fjalë më saktësisht për liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademikun Isa Mustafa.

“Pse o Zot e more Lezën e nuk e more Isën?”, ka shkruar këngëtarja Morina në Instastory.


Një deklaratë e tillë u cilësua jo e denjë nga fansat, pasi pavarësisht rreshtimit të saj politik, një këngëtare priret të jetë më e kujdesshme kur ndikimin e saj e shtrin në një rrjet jo më pak se prej 420 mijë ndjekësve, që ajo ka në Instagram.