Flaka Krelani sjell poza provokuese e mbështjellë me robdeshambër në dhomën e hotelit

Flaka Krelani sjell poza provokuese e mbështjellë me robdeshambër në dhomën e hotelit

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani, ashtu si të gjithë kolegët i ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore të saj.

Ajo ndërkohë po del të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj në këto ditë karantine.

Së fundmi, Krelani publikoi në rrjetin social Instagram disa poza mjaft atraktive, ku shfaqej me robdeshambër në dhomën e një hoteli.

Ajo dukej mjaft tërheqëse me pamjen e saj, teksa vinte në pah pjesën e krahërorit.

“Cili është stili juaj i karantinës, merr një robdeshambër dhe bëje modë”, ka shkruar këngëtarja nga Gjakova në mbishkrimin e një prej fotografive.

Flaka përndryshe është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale nga fansat, teksa shpesh është komentuar për ndryshimin e dukshëm në stil gjatë viteve të fundit.