Kush ishte Leze Qena – ylli i kinematografisë kosovare

Kush ishte Leze Qena – ylli i kinematografisë kosovare

Mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë) ndërroi jetë ikona e aktrimit, Leze Qena.

Ajo ka vdekur në orën 9.50 në mjekimin intensiv qendror në Prishtinë.

Leze Qena shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për më shumë se 60 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.

E njohur për rolet e shumta, aktorja Qena u largua nga kjo botë duke lënë pas një karrierë të bujshme profesionale, teksa kjo është një humbje mjaft e madhe për kinematografinë shqiptare.

Kush ishte Leze Qena?

Leze Qena ka lindur më 1 mars 1935.

Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më tej në Prishtinë.

Ajo ka dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e Teatrit në Kosovës dhe ka qenë e angazhuar me role të shumta në skenën teatrore kombëtare, ndërsa u nderua me mirënjohje të ndryshme për punën e saj.


E njëjta ka qenë pjesë e komedisë “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët (viti 2000), “Po e zëm, po e zëm” (viti 1970), “Ditari i Lec Pazhecit” (viti 1975), “I ikuri” (Viti 1980), “Shkolla e Fshatit” (1987), “Qesh e ngjesh” (1982), “Të gjithë me ne”, (2000), “Familja Moderne” (2001-2011), “Kombinati” (2012-2015), “Çka ka Shpija”.

Ajo ndër tjerash ishte e martuar me aktorin e ndjerë Xhevat Qena.