Fansat bëjnë shaka me emrin artistik të Ava Max, e krahasojnë me detergjentin e famshëm

Fansat bëjnë shaka me emrin artistik të Ava Max, e krahasojnë me detergjentin e famshëm

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ashtu si shumë kolegë të saj, ka ndërprerë turneun e koncerteve për shkak të coronavirusit.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koçi, po qëndron e vetë-izoluar te familja e saj në Amerikë.

Për fat, ajo ditë më parë përfundoi xhirimet e klipit të saj më të ri “Kings and Queens”, dhe tani është vetëm në pritje që post-produksioni të përfundojë dhe ta publikojë atë.

Këtë e bëri të ditur edhe përmes fotografive të fundit të ndara me fansat në rrjetin social Instagram – imazhe që janë realizuar gjatë xhirimeve të klipit të saj të ri.

“Kush është gati për një pop shampanjë dhe të ngrejë një dolli (nga komoditeti i dhomës tuaj të jetesës). Videoja e “Kings dhe Queens” vjen së shpejti”, shkroi 25-vjeçarja në Instagram.

Ndërkohë, një nga këto fotografi fansat e saj në disa faqe satirike, e kanë shfrytëzuar për të bërë shaka duke e krahasuar me detergjentin e famshëm “Ava”.

Ata kanë bërë një ripërpunim të fotografisë, ku këngëtarja shihet kinse duke mbajtur në dorë detergjentin që ka të shkruar fjalën “Ava”, teksa figura e saj lë të kuptohet që mbulon pjesën “Max”.

Ava Max është emri artistik e këngëtares, e cila është lindur e rritur nga prindër shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.