• E mërkurë / Sep-23 21:56
  • Kontakt

Koronavirusi: UEFA zbulon planin për të mbyllur kampionatet dhe Champions League

Koronavirusi: UEFA zbulon planin për të mbyllur kampionatet dhe Champions League

Futbolli do të ndryshojë dhe diçka e tillë u paralajmërua nga Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s. Kompeticionet europiane do të pësojnë modifikime, duke nisur nga numri i ndeshjeve. Ditën e nesërme do të bëhet një mbledhje e UEFA-s në lidhje me kalendarët.

‘Corriere dello Sport’ raporton presidenti Aleksander Ceferin pritet të ulë numrin e ndeshjeve në Champions League dhe Europa League, madje po mendohet edhe mbyllja e kompeticionit. Jo vetëm kaq, pasi do të hiqen edhe ndeshjet e kombëtareve në muajin qershor.

Objektivi primar është që të mbyllet kampionatet e këtij sezoni, por koronavirusi nuk po frenohet, madje e kundërta. Po Serie A? Tre janë opsionet. I pari ka të bëjë me rinisjen e ndeshjeve në 2-3 maj dhe zhvillimin e shumë ndeshjeve në këtë muaj, ndërsa dy opsionet e tjera janë rinisja e Serie A me 9-10 maj ose 16-17 maj.