Madonna me mesazh për fansat: Coronavirusit nuk i intereson sa i pasur ose i famshëm je

Madonna me mesazh për fansat: Coronavirusit nuk i intereson sa i pasur ose i famshëm je

Këngëtarja e njohur, Madonna, njihet për stilin e saj të veçantë, e në të njëjtën mënyrë ka përçuar edhe një mesazh për pandeminë coronavirus.

Një një set fotografik nga vaska, mbretëresha e muzikës pop ia ka bashkangjitur edhe një video ku flet për këtë virus.

“Coronavirusit nuk i intereson se sa i pasur ose i famshëm je, sa qesharak, sa i mençur je, ku jeton, sa vjeç je, çfarë historie të mrekullueshme mund të tregosh”, ka thënë Madonna.

Nga vaska e mbushur me petale lulesh, këngëtarja tregon se të gjithë jemi të barabartë dhe se nëse fundosemi, do fundosemi të gjithë.

“Në fund të natyrës njerëzore jemi të gjithë në të njëjtën anije, nëse anija fundoset do të fundosemi të gjithë me të”, përfundoi këngëtarja.

Edhe pse me qëllim të mirë, videoja u prit negativisht nga fansat e saj në rrjetin social Instagram, duke i dërguar asaj një valë mesazhesh kritikuese. /