Rina tregon se lidhja me Sin Boy ka nisur që nga dueti “Gigi”, shumë para se të bëhej publike

Rina tregon se lidhja me Sin Boy ka nisur që nga dueti “Gigi”, shumë para se të bëhej publike

Reperja e njohur, Rina Balaj, është duke shijuar në maksimum lidhjen e saj me reperin Sin Boy.

Ata e bënë publike lidhjen e tyre vitin e kaluar, por mesa duket dyshja kanë filluar të takohen shumë më herët me njëri-tjetrin.

Ishte shtatori i vitit 2018 kur ata publikuan duetin “Gigi” që aso kohe u prit mirë nga publiku, e që mesa duket për fat ka qenë edhe pikënisja e lidhjes së tyre.

Këtë e ka konfirmuar vet Rina së fundmi përmes një përgjigje të dhënë një fanseje në InstaStory, e cila pyeste se pse kishte hequr dorë nga këngët ‘diss’ pas nisjes së lidhjes.


“Me Sin Boy jam bashkë prej kur ka dalë ‘Gigi’, gjithmonë kam qenë e njëjta, thjeshtë s’kam qenë vetëvetja në publik”, është përgjigjur Rina.

Kjo tregon që çifti për më shumë se një vit e kanë mbajtur sekrete lidhjen e tyre, deri sa vendosën që në fund të vitit 2019 të dalin hapur duke e pranuar romancën e tyre.