Daniel Craig deklaron se nuk do t’ua lë trashëgimi fëmijëve pasurinë e tij prej 125 milionë funtesh

Daniel Craig deklaron se nuk do t’ua lë trashëgimi fëmijëve pasurinë e tij prej 125 milionë funtesh

Daniel Craig ka këmbëngulur që ai nuk do të japë asnjë qindarkë të pasurisë së tij prej 125 milionë funtesh për fëmijët e tij sepse ai beson se trashëgimia është e diçka keqe.

Aktori i filmave “James Bond”, 52 vjeç, zbuloi se ‘filozofia e tij është të heqësh qafe atë ose ta heqësh para se të shkosh’ dhe thotë se ai nuk ka në plan të kalojë pasurinë e tij te vajzat e tij, përfshirë këtu edhe vajzën dy vjeçe që ai e ka me gruan Rachel Weisz, 50 vjeçe.

Në një intervistë të re, ylli i 007, tha: “Nuk dua të lë shuma të mëdha për gjeneratën e ardhshme” – pasi fitoi 18 milionë funte vetëm nga filmi i tij i fundit, “No Time to Die”.

Duke folur për revistën Saga, ai vazhdoi: “Unë mendoj se trashëgimia është mjaft e keqe. Filozofia ime është që të shpëtoj prej saj ose ta heq para se të shkoj”.

Daniel është baba i vajzës Ella, 28 vjeçe, të cilën e ka me ish-gruan Fiona Loudon, 51 vjeçe, dhe një fëmijë, emri i të cilit nuk është konfirmuar me partneren aktuale Rachel.

Rachel, e cila u martua me Danielin në vitin 2011, tha që ajo nuk do të ketë më fëmijë me të pasi lindi vajzën e tyre në moshën 48 vjeçe.

Aktorja, e cila është gjithashtu nënë e një djali 14-vjeçar, Henry, me ish-burrin e saj, Darren Aronofsky, tha në vitin 2018: “Unë definitisht e di se nuk do të kem më edhe një tjetër fëmijë në të ardhmen”.