Pas një ndërrimi 48 orësh, infermierja britanike shkon në supermarket – del nga aty e përlotur

Pas një ndërrimi 48 orësh, infermierja britanike shkon në supermarket – del nga aty e përlotur

Një infermiere e shqetësuar që nuk ishte në gjendje të blinte ushqimet themelore pas një ndërrimi 48-orësh, u ka kërkuar blerësve që të ndalonin zbrazjen e rafteve të supermarketeve, në mes të pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në ankesën e saj, Dawn Bilbrough, 51 vjeçe, nga York-Angli, e cila sapo kishte përfunduar një ndërrim të gjatë dhe rraskapitës, shpjegoi se ajo kishte vizituar supermarketin e saj për të marrë artikuj ushqimorë themelorë për dy ditët e ardhshme, por doli “e zhgënjyer” dhe e përlotur.

Pasi zbuloi se nuk kishte fruta dhe perime që ajo të sigurojë një jetë të shëndetshme në mes të shpërthimit të COVID-19, punonjësja e kujdesit shëndetësor bëri një lutje të përlotur para publikut duke i nxitur ata që ‘ta ndalojnë këtë’.

Infermierja shfrytëzoi Facebook-un nga ulësja e makinës së saj për të thënë: ‘Sapo kam dalë supermarketi. Nuk ka fruta dhe perime dhe unë kam qarë pak atje’.

Unë jam një infermiere e kujdesit kritik dhe kam mbaruar vetëm 48 orë punë dhe thjesht kam dashur të marr disa gjëra për 48 orët e ardhshme’.

‘Nuk ka frute, nuk ka perime dhe thjesht nuk e di se si duhej të qëndroj e shëndetshme’.

Pasi ndau videon emocionale, Znj Bilbrough u përmbyt me mesazhe mbështetjeje nga miqtë dhe të dashurit e shqetësuar, me disa duke i ofruar asaj disa nga artikujt e tyre ushqimorë.

Videoja me ngarkesë emocionale vjen pasi shitësit me pakicë theksojnë se ka shumë ushqim në zinxhirin e furnizimit por blerësit duhet të veprojnë me përgjegjësi për të siguruar që të gjithë mund të marrin atë që u nevojiten – veçanërisht ata që janë më të prekurit.