Ironizon Lyrical Son: Çfarë ndodh tash me bijat tona kur nis me ua lëshu botoksi

Ironizon Lyrical Son: Çfarë ndodh tash me bijat tona kur nis me ua lëshu botoksi

Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, ashtu si shumë kolegë të tij ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore për shkak të coronavirusit.

Ai e ka shfrytëzuar këtë kohë për të qenë më aktiv në rrjete sociale dhe për të komunikuar me fansat përmes internetit.

Së fundmi, reperi shkroi në InstaStory një status satirik, duke ironizuar me vajzat që kryejnë ndërhyrje estetike.

“E çka bëhet kur, ia nis me ua lëshu botoksi, e t’iu bien edhe çerpikët, vetullat etj bijave tona?”, ka shkryar Lyrical Son në InstaStory.

Me këtë, ai sikur deshi të ironizojë me faktin që femrat që kryejnë shumë ndërhyrje të tilla, janë detyruar të qëndrojnë të izoluara këto ditë.

Përndryshe, në Kosovë deri më tani vazhdojnë të jenë të evidentuara mbi 20 raste me virusin COVID-19.