Bebe Rexha: Mund të duket e çuditshme, por duket sikur qentë po e ndiejnë atë çfarë po ndodh sikurse ne

Bebe Rexha: Mund të duket e çuditshme, por duket sikur qentë po e ndiejnë atë çfarë po ndodh sikurse ne

Artstja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, këto ditë ka qëndruar e vetë-izoluar në shtëpinë e saj në New York.

Ajo është shumë e shqetësuar për gjendjen e njerëzve në mbarë globin, pas përhapjes së pakontrollueshme të pandemisë COVID-19.

Këto ditë, Rexha është gjendur pranë fansave përmes rrjeteve sociale, duke i këshilluar ata të qëndrojnë të qetë dhe të respektojnë masat preventive për parandalimin e coronavirusit.

Teksa u lajmëruar në rrjetin social Twitter, 30-vjeçarja iu drejtua fansave me disa statuse, ku shkruante se ka filluar të dyshojë që kafshët bashkë-ndiejnë çfarëdolloj situate në botë.