Veturat dhe aksionet e filmit “Fast and Furious 9” nuk do t’i shohim deri në vitin e ardhshëm

Veturat dhe aksionet e filmit “Fast and Furious 9” nuk do t’i shohim deri në vitin e ardhshëm

Sigurisht se e dini, kush është shkaktari i shtyrjes së shfaqjs së filmit Për shkak të shpërthimit të coronavirusit, industria e automobilizmit ka pësuar deri më tani probleme të dukshme, ndërsa të tjera që konsiderohen shumë të mëdha, pritet të mësohen më vonë. Kur kishin mbetur vetëm tri ditë që të fillonte, është anuluara zhvillimi i Geneva Motor Show, ndërsa New York Auto Show që pritej të zhvillohej gjatë muajit që vjen, është shtyrë për në muajin gusht. Në probleme të mëdha po hasin edhe studion e Hollywoodit, që i kanë përfunduar filmat ndërsa nuk mund t’i shfaqin nëpër kinema, sepse shumë shtete nuk lejojnë tubimet në masë. Gjatë javës së kaluar, është anuluar shfaqja e premierës së filmit të James Bond, “No Time To Die”, ku përfshihen shumë skena me aksione veturash. Të njëjtin fat e ka pësuar edhe filmi i shumëpritur, “Fast and Furious 9”, ku pritet të ketë shumë vetura të reja dhe aksione dramatike. Aktori Vin Diesel, ka bërë të ditur se këtë film nuk do ta shohim deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ka thënë se muaji prill mund të jetë koha kur mund të shfaqet ky film.