Paraqitje penale kundër kryetarit të Komunës së Preshevës për shkak të mos respektimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Paraqitje penale kundër kryetarit të Komunës së Preshevës për shkak të mos respektimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Isuf Memeti, pronar i RTV Aldi, paraqet një padi penale kundër Shqipërim Arifit, Kryetarit të Komunës së Preshevës, për shpërfillje dhe mosrespektim ndaj vendimeve të autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Në vend që të kuptonte si duhet peshën e situatës, dhe me Shtabin e Krizave dhe mediat, sa të të jetë e mundur, të mbrojë qytetarët e Preshevës nga një sëmundja e rëndë, Arifi bëri atë që me siguri askush në Serbi nuk e bëri.

Duke qenë konsekuent në qëndrimet e tij për rregullimin e mediave lokale, Arifi, në mënyrën e diktatorëve dhe sunduesve absolute më të mëdhenj në botë, si Louigji XIV ose Napoleon Bonaparta, abuzon me gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Së pari, ai nuk e informoi median lokale për seancën e jashtëzakonshme të mbrëmshme të Shtabit të Krizave si dhe me vendimet nga ajo mbledhje e rëndësishme.

Së dyti, në vend se përmes mediave, Kryetari i Komunës iu drejtua qytetarëve të Preshevës përmes telefonit të tij celular, duke i informuar ata për vendimet e Shtabit të Krizave.

Isuf Memeti, pronari i RTV Aldi, kompani kjo mediatike, e cila tani më 14 vjet në shërbim të informimit të qytetarëve të Preshevës, pyet se sa kohë autoritetet serbe do të tolerojnë një sjellje të tillë nga një drejtues i qeverisë lokale.

"Kjo sjellje e kryetarit nuk është vetëm qesharake, por një ofendim serioz dhe shtrembërim i gjendjes së jashtëzakonshme, për këtë shkak duhet të reagojnë organet kompetente shtetërore  dhe mbi të gjitha duhet të reagojnë organet gjyqësore" - thotë Isufi Memeti.

Ai për këtë qëllim ai angazhoi një avokat për të ngritur një padi penale kundër kryetarit, i cili është edhe komandanti i Shtabit të Krizave, për mosrespektim ndaj vendimit të autoriteteve më të larta shtetërore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Duhet të kujtojmë se Arifi ka treguar shumë herë, përmes vendimeve të ndryshme të autoriteteve lokale, tregon se nuk respekton sistemin dhe organizimin e shtetit të Serbisë, dhe vendimi i natës së mbrëmshme për vendosjen e një gjendje të jashtëzakonshme në Serbi është ilustrimi më i mirë i një kokëfortësie  të tillë.

- Si një komunë kufitare dhe komunë në të cilën është vendosur Qendra e Pritjes së Refugjatëve, autoritetet lokale dhe drejtuesit e tyre kanë përgjegjësi më të madhe se pushtetet e tjera lokale në Serbi, kur bëhet fjalë për luftën për mbrojtjen e popullsinë lokale nga virusi Korona - thotë në fund pronari i RTV Aldi Isuf Memeti .