Drejtori i Presheva.com Driton Salihu dënohet me 3 muaj burgim (Dokument)

Drejtori i Presheva.com Driton Salihu dënohet me 3 muaj burgim (Dokument)

Drejtori i presheva.com, Driton Salihu, përfundimisht për shkak të fushatë së tij shpifëse ndaj PVD-së dhe liderëve të saj, merr dënimin nga gjykata kompetente. Ai është dënuar me 3 muaj burg për shkak të publikimit të fotografisë së Ardita Sinanit dhe familjares së saj.

Fotografia ishte marrë nga kamerat e sigurisë në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, rast që paraqet një shkelje drastike të normave elementare etike dhe morale të vetë institucionit dhe drejtorit të tij.

Gjykata e shkallës së dytë, ka vërtetuar këto ditë aktgkykimin e gjykatës themelore në Bujanoc, sipas të cilit Drejtori i Presheva.com Driton Salihu, dënohet me 3 muaj burg me kusht për shkak të “publikimit të paautorizuar të fotografisë, incizimit apo dokumentit të huaj” dhe në këtë mënyrë është vërtetuar se ka kryer vepër penale nga neni 145 al 1 të Ligjit Penal.

Sipas këtij aktgjykimi, vendimi me burg ndaj Driton Salihut kushtëzohet me afat prej një viti nëse ai nuk kryen vepër të njëtë apo të ngjashme.

Rëndësia e këtij aktgjykimi ka të bëjë me sjhpalljen fajtor të drejtuesit të këtij medium i cili në mënyrë të paautorizuar kishte publikuar fotografinë e kryetarës së Degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani dhe familjares së saj, derisa ajo ka kërkuar ndihmë mjeksore në Shtëpinë e shëndetit në Preshevës.

Keqpërdorimi i fotografive nga kamerat e sigurisë të këtij institucioni nga ana e vetë drejtorit të institucionet dhe mandej publikimi i paautorizuar i fotografisë në web portalin, pronar i të cilit është është drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu, është sanksionuar me dënim me burg prej 3 muajve.

Gjykata e shkallës së parë në Bujanoc kishte dënuar Salihun në shtatorin e vitit 2019, ndërsa ndaj këtij aktgjyklimi ai ka paraqitur ankesë në Gjykatën e lartë në Nish.

Instanca më e lartë gjyqësore, ka verifikuar aktgjykimin e shkallës së parë me aktgjykim të ri të datës 11.02.2020, me crast ndaj Salihut mbetet në fuqi dënimi i shqiptuar dhe sanksioni me burg prej tre muajve i cili është kushtëzuar në një afat njëvjecarë.

Ky aktgjykim ndërton një presedan ndaj gjithë atyre rasteve të shpifjeve, fyerjeve dhe publikimit të paautorizuar të kundërshtarëve politik, i cili vitet e fundit është instaluar si praktikë e disa portaleve dhe faqeve anonime në facebook si mënyrë e njollosjes së kundërshtarëve politik.