Në Shqipëri dhe Maqedoni pezullohen kampionatet vendore në futboll

Në Shqipëri dhe Maqedoni pezullohen kampionatet vendore në futboll

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët gjatë ditës së sotme,  Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ndërprerjen e aktiviteteve  futbollistike në vend, përfshi këtu edhe kategorinë Superiore.

Vendimi është bërë publik nga vetë institucion drejtues i futbollit  në vend, që sqaron se për shkak të situatës alarmante me përhapjen me  shpejtësi të coronavirusit, është vendosur që të ndërpriten aktivitetet  futbollistike deri në një moment të dytë.

Kujtojmë që më herët kryeministri Rama vendosi ndalimin e qarkullimit  të mjeteve të transportit publik dhe atyre private në 8 qarqe të  vendit, nga mesnata e sotme deri mesnatën e të dielës, duke komplikuar  edhe transportin e skuadrave.

Gjithashtu edhe klubi i Laçit kishte kërkuar zyrtarisht ndërprerjen e  kampionatit, për t’i dhënë përparësi shëndetit të futbollistëve dhe për  të mos kontribuuar për përhapjen edhe më shumë të virusit pandemik.

Edhe në Maqedoni merret i njëjti vendim 

Komisioni i Garave pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, solli  vendimin për ndërprerje për kohë të pacaktuar të kampionatit vendor në  futboll në Ligën e Parë, të Dytë dhe të Tretë, si dhe kampionatit në  futsall.

Vendimi është marrë pas rekomandimeve të fundit dhe ndalesave të  Ministrisë së Shëndetit parandaluese ndaj “Covid 19”, që përshin ndalesë  të të gjithë tubimeve publike, pa marrë parasysh numrit të  pjesëmarrësve.

Më parë, Komisioni i Futbollit për të Rinj, ndaloi garat në kategoritë e reja dhe atyre të fëmijëve, për dy javë.