Familja e Ronaldos largohet nga Italia, sjellin pamje nga shtëpia përrallore, në Madeira

Familja e Ronaldos largohet nga Italia, sjellin pamje nga shtëpia përrallore, në Madeira

Italia është shpallur një zonë e mbyllur, duke u bërë shteti me më së shumti të prekur nga koronavirusi pas Kinës. 

 Përveç karantinimt dhe masave që janë marrë për të parandaluar  përhapjen e virusit, në Itali janë ndaluar edhe zhvillimi i disa  ndeshjeve nga Seria A.

E si duket kjo ka bërë që futbollisti i Juventusit,  Cristiano Ronaldo dhe familja e tij të kthehen në Portugali për të qenë  më të sigurt. 

Ishte partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, ajo që ka publikuar  disa fotografi në Instagram ku ka treguar se ata ndodhen në vendlindjen e  portugezit, Madeira. 

Georgina ka publikuar disa pamje nga shtëpia luksoze me pamje nga deti  teksa shihen fëmijët e çiftit të njohur, ndërsa nuk dihet nëse edhe  Ronaldo është bashkë me ta.