Ford Transit do të kthehet në furgon që mbushet me rrymë

Ford Transit do të kthehet në furgon që mbushet me rrymë

Do të vihet në funksion me bateri, një nga furgonët më të popullarizuar në botë

Makina e parë elektrike nga Ford ishte Mustag Mach-E, por si duket nuk do të jetë e fundit.

Deri më tani, dihet se Ford F-150 do të hyjë në prodhim gjatë vitit  që vjen, prej nga do të del si makinë elektrike, që të rivalizojë me  Tesla Cybertruck.

Tani, mësohet se Ford do ta sjellë edhe makinën e tretë që mbushet me rrymë, ky është furgoni i popullarizuar Transit.

“Makinat komerciale, janë një përbërës i rëndësishëm dhe njëherësh në  sfidë e jona shumë e madhe për elektrifikim”, ka thënë zyrtari operator  në Ford, Jim Farley.

Sipas tij, Ford po bën angazhime të vazhdueshme, që kjo makinë  tërësisht elektrike të jetë sa më kualitative, si dhe e aftë t’i  përmbushë të gjitha nevojat.

Në të njëjtën kohë, Ford Transit i ri, që nuk dihet se kur mund të  lansohet, do të ketë edhe nivel të lartë teknologjie, për t’i ofruar  shoferit lehtësira dhe mundësi sa më të mira.