• E mërkurë / Jun-03 14:20
  • Kontakt

PVD në Bujanoc ka emëruar z.Driton Rexhepi kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit

PVD në Bujanoc ka emëruar z.Driton Rexhepi kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit


Kuvendi i Degës së PVD-së në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar Driton Rexhepin kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit dhe Enver Ramadanin kandidat për kryetar Kuvendi.

Në prezencën e mbi 110 Kuvendarëve, në një atmosferë të jashtëzakonshme, Kuvendarët e Degës së PVD-së u zotuan për një angazhim të mirëfilltë dhe përkushtim të sinqertë në arritjen e objektivave të përgjithshme deri në fitoren e ardhshme të 26 Prillit.

Të kalitur e formësuar mbi peshën e respektimit, mirëkuptimit, bashkërendimit e disiplinës. Pra në frymën e PVD-ës nuk mund të jet ndryshe nga ajo që pritet.

Mënyra më e mirë për të u rritur e për tu ngritur mes nesh e brenda nesh, po me ato synime dhe ideale, është vullneti për  unitet.

Mundësia për ta bërë këtë është në duart tona.  Kjo është shpresa në zemrat tona.  Kjo është e ardhmja në të cilën besojmë. Një vend që me të vërtetë fuqizon çdo shqiptar të përparojë.